Zbulohet edhe ky studim për kafenë…lidhet me vdekshmërinë

Sekreti i një jete të gjatë mund të jetë tre gota kafeje, pasi një studim historik zbulon se kafeja zvogëlon rrezikun e vdekjes nga të gjitha sëmundjet. Shkencëtarët në Imperial College London kanë zbuluar se njerëzit që pinë kafe mund të jetojnë më gjatë se sa ata që nuk pinë.

Edhe kafeja që i hiqet kafeina ka një efekt të ngjashëm. Të dhënat vijnë pas një studimi të madh, ku shkencëtarët analizuan të dhënat nga rreth gjysmë mislion njerëz nga 10 vende evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, ky synimi ishte eksplorimi i efektit të konsumit të kafesë në rrezikun e vdekshmërisë.

Hulumtuesit nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin (IARC) dhe Imperial College London zbuluan se nivelet më të larta të konsumit të kafesë ishin shoqëruar me një rrezik të reduktuar të vdekjes, veçanërisht nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sëmundjet që lidhen me traktin e tretjes.

Kafeja është një nga pijet më të zakonshme të konsumuara në botë, me rreth 2.25 miliardë filxhanë pihen çdo ditë në mbarë botën.

Kafeja ka në përbërje një sërë elementësh që mund të ndërveprojnë me trupin, duke përfshirë kafeinën, diterpenë dhe antioksidantët.

Studimet e mëparshme që kërkojnë një lidhje midis konsumit të kafesë dhe rezultateve shëndetësore kanë zbuluar rezultate kontradiktore, megjithatë, studimet e mëdha si në SHBA dhe Japoni kanë zbuluar efektin potencial të përfitimit nga kafeja.

SHKARKO APP