Zbuloni simptomat,që tregojnë sulmin në zemër!
Një zhvillim i madh është bërë në trajtimin e sëmundjes së zëmrës, por që është akoma vrasësi më i madh i amerikanëve duke shkaktuar vdekjen e një në shtatë persona. Më poshtë janë disa nga pyetjet më të zakonshme rreth simptomave dhe trajtimit të sulmeve në zemër dhe ngushtimin e valvulave aortike, shkruan The New York Times.
Si mund ta kuptojmë nëse jemi duke përjetuar një sulm në zemër ?
Shumica e njerëzve ndjejnë dhimbje, presion ose shtrëngim në gjoks. Atë që doktorët e quajnë `sulm zemre hollivudiane` – është kur një person papritmas shtrëngon gjoksin dhe bie përtokë-Kjo është e pazakontë. Në vend të dhimbjes në gjoks, një në tre persona kanë simptoma të ndryshme që përfshijnë : dhimbje abdominale, djersitje , dhimbje të shpinës, dhimbje të qafës dhe vjellje. Shumë njerëz i ngatërrojnë këto simptoma, deklaron Dr. Mary Norine Ëalsh, zëvendës presidentja e Kolegjit Amerikan Të Kardiologjisë .
Si mund ta kuptojmë nëse simptomat, përveç dhimbjes së gjoksit, janë vërtetë nga sulmi në zemër ?
Nëse simptomat vijnë papritur, ose nëse ato keqësohen brenda një periudhe të shkurtër kohore , atëherë duhet ta kuptoni se ato shkaktohen nga një sulm në zemër dhe duhet të shkoni menjëherë në emergjencë.
A kanë femrat simptoma të ndryshme nga meshkujt?
Ndoshta jo, por femrat zakonisht vonohen për të kërkuar ndihmë dhe mjekët kanë mundësi që të mos i shohin simptomat e tyre. Kjo zakonisht ndodhë me femrat e moshave më të reja, deklaron Dr. Ëalsh.
Çfarë duhet të bëni nëse jeni duke përjetuar simptoma të një sulmi të mundshëm në zemër ?
Thirreni emergjencën për një ambulancë që t`ju dërgoj në një dhomë emergjence menjëherë. Mos provoni të vozitni vetëm ose të ju dërgoj dikush nga familja. Ndihmës-mjekët mund ta marrin një elektrokardiogram rrugës për në spital që tregon nëse jeni duke përjetuar një sulm në zemër dhe ta transmetojnë në spital. Në këtë mënyrë, kur të arrini atje, stafi medicional është i përgatitur që t`ju ndihmoj. Ndihmës-mjekët gjithashtu mund të ju ndihmojnë edhe me oksigjen dhe barëra që t`ju lehtësojnë dhimbjen. Gjithashtu, një ambulancë ka më pak mundësi që të ngecë në trafik.
Si mund ta kuptoni nëse spitali juaj lokal është në gjendje t`i trajtoj sulmet në zemër ?
Koha është esenciale kur jeni duke përjetuar një sulm në zemër, dhe meqë shumë spitale janë më të shpejta se që kanë qenë një dekadë më herët, tani disa janë më të shpejta se të tjerët. Shpesh ndihmës-mjekët e dinë se në cilin spital duhet të ju dërgojnë, kështu që nuk është ide e mirë të ziheni me ta për një gjë të tillë.
Cilat janë simptomat e ngushtimit të valvulave aortike ?
Kardiologjistët thonë se janë tre simptoma të zakonshme të kësaj sëmundjeje të mplakjes: shkurtimit të frymëmarrjes, një ndjenjë e rëndë dhe dhimbje në gjoks, dhe humbjes së ndjenjave. Simptoma të kësaj natyre shpesh ngatërrohen më procesin normal të ngadalësuar që vjen nga mplakja.
Si mund ta kuptoj një mjek nëse simptomat janë të shkaktuara nga ngushtimi i valvulave aortike ?
Mjeku mund ta dëgjojë shushurimën në gjoksin e pacientit. Një ekokardiogram mund ta shfaq arterien e ngushtuar dhe shtrirjen e dëmtimit.
A duhet çdokush me një arterie të ngushtuar ta zëvendësoj atë me një tjetër ?
Tani që është një procedurë e quajtur TAVR (transcatheter aortic valve replacement), që i lejon mjekët ta zëvendësojnë valvulën pa bërë ndërhyjë në zëmër të hapur, pacientët që rrëzikohen më shumë nga kjo sëmundje, kanë mundësi të bëjnë zëvendësimin e valvulave. Por Dr. Herrman thekson se disa pacient janë shumë delikat të përfitojnë nga kjo ndërhyrje dhe mund ta marrin një tjetër sëmundje si Kanceri ose Dementia, që shkurtojnë jetën.
Përktheu: Anjesa Musa