FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjidhet dilema nëse humbasim peshë duke pirë ujë me limon

Pas çdo kilogrami të shtuar, të gjithë shpresat i kemi tek uji i famshëm me limon, që gati gati e kemi konsideruar edhe si lëngun magjik. Por a na ndihon vërtetë një limon i shtrydhur në pak ujë për të humbur peshë?

Nga gjithçka diskutohet në përditshmëri, përgjigja e njerëzve është po, ata e besojnë këtë. Në fakt, konsumimi i tij nuk ndikon në rënien në peshë, por nëse ju e pini këtë në vend të një një kafeje me shumë sheqer, apo një lëng frutash atëherëe mund t’ju ndihmojë të dobësoheni. Pra, kur keni defiçite kalorish.

Të pish ujë, (të ngrohtë a të ftohtë, s’ka rëndësi) dhe t’i hedhësh limon ndihmon gjithashtu në rritjen e imunitet të metabolizmit tuaj. Ju mban të hidratuar gjatë ditës dhe trupi juaj funksionin më mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra me pak fjalë, do të ndiheni më të lirshëm, pasi ju ndihmon në tretjen e shpejtë dhe eleminon ndjesinë e fryrjes. Kështu që mos prisni ndonjë mrekulli nga uji me limon , aq më tepër nëse vazhdoni me vaktë të bollshme dhe aspak të shëndetshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?