FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjidhja ndaj ngrohjes klimatike, mbjellja e shumë pemëve

Një ekip studiuesish ka përllogaritur se ka mjaftueshëm vend në Tokë për të mbjellë pemë në gjendje që të thithin dy të tretat e karbonit të pranishëm në atmosferë, një zgjidhje ndaj ngrohjes klimatike.

Studimi, i zhvilluar nga profesorët e universitetit “ETH Zurich” dhe i publikuar të enjten në revistën “Science”, vlerëson se 900 milionë hektarë pyje shtesë mund të mbillen në Tokë, duke iu shtuar 2,8 miliardë hektarëve që janë aktualisht.

Këto pyje shtesë do të kishin aftësinë të thithnin 205 gigatonë karbon, nga 300 gigatonë që janë shtuar në atmosferë që prej fundit të shekullit XIX dhe fillimit të epokës industriale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjysma e zonave industriale që mund të pyllëzohen, sipas studimit, ndodhen në gjashtë vende: Rusi, SHBA, Kanada, Australi, Brazil dhe Kinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?