Zika, defektet e lindjes “Maja e Ajsbergut”

Pasojat e virusit Zika mund të jetë shumë më të këqija sesa mendohet. Komuniteti mjekësor pranon që infeksioni Zika gjatë shtatzënisë mund të çojë në mikrocefalinë, e cila kufizon zhvillimin e trurit tek foshnjat, duke shkaktuar një lindje me kokë jashtëzakonisht të vogël.

Por një studim në New England Journal ka gjetur se 29 për qind e grave shtatzëna të infektuara me Zika “tregojnë se kanë parë anomali të ndryshme në barkun e nënës,” një rezultat që autorët e përshkruajnë si “shqetësues”.

Të dielën, në një takim të Shoqatave, Dr Sonja Rasmussen nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thënë se: “Mikrocefalia dhe defektet e tjera të lindjes ne kemi parë mund të jenë maja e ajsbergut dhe frika është e madhe”.

Ndërkohë, mjekët në Brazil kanë thënë se rreth një e pesta e shtatzënive janë të prekura nga Zika, një shifër alarmante. Vendi është përballuar me 2,844 raste të virusit por normat e infektimit në disa rajone janë penguar nga përpjekjet e edukimit shëndetësor. Ekspertët kanë thënë se epidemia ka të ngjarë të jetë pakësuar në Rio de Janeiro.

Shkencëtarët në disa vende, duke përfshirë SHBA, Brazilin dhe Francën janë duke punuar në pothuajse dy duzina projekte të ndryshme për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit Zika. Ndërkohë, zonat e Europës Jugore janë duke u përgatitur për mundësitë e shpërthimeve gjatë muajve të verës, kur mushkonja mund të arrijnë në shtete të tilla si Florida dhe vendet e Mesdheut, duke përfshirë Spanjën, Italinë dhe Greqinë.

Burimi: Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP