Shënoi super gol, Yldiz: Jam frymëzuar nga Del Piero, është legjendë!

Juventus u rikthye te tre pikët në kampionat me bardhezinjtë që mposhtën në transfertë Frosinonen me shfrat 2-1. Një nga autorët e golave për “Zonjën e Vjetër” ishte Kenan Yildiz, me turkun që për herë të parë luante si titullar me Juventusin.
Sulmuesit 18-vjeçar i mjaftuan vetëm 12 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, madje duke shënuar një super gol pasi shmangu me një lëvizje tre mbrojtës kundërshtarë.
“Për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe, akoma nuk e kam kuptuar të gjithë atë që ka ndodhur në këtë 90 minutësh. I falënderoj të gjithë, padyshim Allegrin që është një trajner i madh dhe që unë i detyrohem shumë.
Kur më tha të prisja flokët nuk e mendova dy herë sepse ai është shefi. Festa? Eh, vjen si një frymëzim nga Del Piero, një legjendë e Juventusit.
Kur e mora vesh se do të luaja titullar? Allegri ma tha një ditë më parë pas problemit të Chiesës, pastaj ma konfirmoi pak para ndeshjes. Isha i shokuar. Në fushë unë frymëzohem nga emra si Zidane, Del Piero apo Messi”, u shpreh Yildiz.