1 vit burg, Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas dënimit, ai ka një njoftim: Lamtumirë!

Këngëtari dhe fenomeni fitues i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli sot është dënuar nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për falsifikim. Por a do shkojë Ejlli në burg pas këtij vendimi? Përgjigja është jo. Kjo pasi dënimi i dhënë sot për këngëtarin është nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier e nuk është dënim i formës së prerë. Pra dosja do të shkojë edhe në gjykatën e Apelit, ku Luzi Ejlli ka shpresë që ta rrëzojë vendimin. Por gjithnjë nuk i dihet!

Edhe ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi se Apelin do ta fitojë, porse tani ndodhet në burg. Akoma nuk është zbardhur vendimi i plotë nga gjykata se pse e ka dënuar Luiz Ejllin me një vit burg.

Sakaq në një reagim të parë pas vendimit, këngëtari nuk ka thënë asgjë për këtë vendim të drejtësisë, por ka ndarë një video të bashkëpunimit që ka me këngëtaren Teuta Selimin me titull ”Lamtumirë” që del sot në orën 19:00. Një baladë e cila do të kthehet menjëherë në hit, duke parë edhe situatën në të cilën ndodhet Ejlli. /R.SH/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

SHKARKO APP