10 milionë njerëz ngelën pa fjalë nga videoja e Taylor Swift

Deri në këto momente, më shumë se 10 milionë njerëz kanë dëgjuar këngën e fundit të Taylor Swift dhe ngelën. Thjesht ngelën pa fjalë. Në “The Man”, Taylor imagjinon se si mund të ishte jeta e saj nëse do të ishte një burrë i pasur, në vend të një gruaje të pasur. Por sigurisht që videoklipi është shumë më i komplikuar se kaq.

Alteregoja burrë e Taylor-it është Tyler Swift, i cili ngjason shumë me Jake Gyllenhaal. Interesante sepse këngëtarja ka qenë në një romancë me Gyllenhaal në vitin 2010 dhe shumë prej këngëve të saj, si shumë e shumë të tjera, janë konsideruar si dedikim për të. Por mos e pyesni Jake për këngët, ai urren ta pyesësh për to.

Në një skenë, duket posteri i Tyler në ”Mr. Americana”, që është referencë për “Miss Americana”, titulli i një kënge dhe dokumentarit të saj në Netflix.

Taylor Swift - The Man (Official Video)

SHKARKO APP