100 mijë fansa në 1 muaj, i meriton?
Ludovica Pagani është gazetarja bukuroshe dhe seksi italiane, që po ‘çmend’ fansat e futbollit. Ajo është imazhi i emisioneve sportive të Sportitalia, duke u shndërruar shumë shpejt në një Diletta Leotta të dytë.
Në vetëm pak kohë, Pagani ka arritur të tërheqë vëmendjen e më tepër se 990 mijë ndjekësve në Instagram, ku është mjaft aktive me postime të fotove ku nxjerr në pah hiret e saj të mrekullueshme. Vetëm në 31 ditët e fundit, ajo ka shtuar rreth 100 mijë ndjekës, duke ecur me ritme të pabesueshme.
Ludovica Pagani nga Bergamo, vetëm 22 vjeçe dhe u bë e famshme për rolin prej protagonisteje në video-parodinë ‘Seria A në plazh’, ku përshkruhej me nota humori transferimi i Bonuccit te Milan.