FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

11-vjeçare që bën “twerk”, Netflix akuzohet për pedofili

Reklama e Netflix për filmin francez “Cuties”, ku shihet një grup vajzash të vogla duke bërë “twerking”, ka provokuar shumë polemika në rrjetet sociale. Filmi është akuzuar për pedofili nga klientët e Netflix.

“Amy është 11 vjeç dhe kërkon të bëhet pjesë e një grupi balerinash që kërcejnë në mënyrë sensuale. Ajo nis të eksplorojë veten dhe të sfidojë familjen e saj besimtare”, lexohet në tekstin e reklamës.

Nga ana e saj, platforma kërkoi falje për këtë reklamë duke shkruar në Twitter:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Na vjen keq për ilustrimet e papërshtatshme që përdorëm për “Cuties”. Nuk përfaqësonin këtë film francez që ka fituar çmim në Sundance. Kemi ndryshuar pamjet dhe përshkrimin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?