11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

Shumë shqiptarë po na bëjnë krenarë nëpër botë dhe kjo shihet në shumë aktivitete, kompeticione etj. Në muzikë, pikturë, aktrim, kërcim e shumë fusha të tjera brenda dhe jashtë vendit, dëgjon emra e mbiemra shqiptarë që po e nderojnë Shqipërinë.

I tillë është edhe rasti i një vajze shqiptare. Një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior Itali është 11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj. Ajo ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren duke i mahnitur të gjithë. Ajo la të mahnitur të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grup moshat 6 deri në 15 vjeç.

SHKARKO APP