15 vjet pa babanë, Era Istrefi e kujton me një fotografi nga rinia
Showbiz E Diel, 26 Shtator 2021 13:57
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi duket se ka ndjerë mall për babain e saj sot.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka shprehur dashurinë për të ndjerin duke e shoqëruar me një fotografi nga rinia.
“Përvjetori i 15-të sot. Të dua përjet”, ka shkruar ajo.
Të dy motrat këngëtare, Era dhe Nora Istrefi shprehin shpesh herë dashurinë për Nezir Istrefin, i cili humbi jetën në një aksident.

KOHA JONË SONDAZH

