18 vjeçari më i fortë në Shqipëri
Në fëmijëri Rei Lleshi ka qenë një djalë i shëndetshëm dhe i pafuqishëm, sot është 18 vjeçari më i fortë në Shqipëri. Një javë më parë ai u shpall fitues në kampionatin e forcës në Kategorinë e të rinjve. Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, e pyeti tëq riun se sa ka qenë pesha maksimale që ka arritur. “Pesha maksimale 250-260, në kampionat kapa 600 kg në total në tre ushtrime shtag shtri, skuot dhe një tjetër ushtrim”, sqaron Lleshi.
Kupa, medalja dhe certifikata sot janë krenaria e tij. Për të arritur në këtë rezultat minimalisht i duhen 4 orë stërvitje në palestër dhe një dietë ushqimor e pasur me proteina. Ku vetëm mëngjesi nis me 6 kokrra vezë. (efekt kur thyen vezët)
” Dita nis me 6 vezë në mëngjes të bardha sepse kanë më shumë proteinë, energji. Vaktet e tjera çdo dy orë ku mishi, fileto e pulës përfshihet në të 5 vaktet. Kostoja ditore shkon tek 30-40 mijë lek të vjetra”. Ëndrra e të riut nga Tirana është të jetë pjesë e sportit Strongs Men, ose siç njihen ndryshe si sporti i meshkujve më të fuqishëm të botës.
” Mund të futem për Strong Men tek njerëzit me të fuqishëm, tërheqje kamionësh, goma, gurë shumë të rëndë”, tregon i riu. “Nuk ke frikë mos pësosh ndonjë incident?”, e pyet gazetarja. “Peshat kanë rrezikun e vet, por duhet sa më shumë kujdes dhe teknikë. Unë 24 orë të ditës ia përkushtoj këtij sporti”, thotë 18-vjeçari.
KOHA JONË SONDAZH

