2 mesazhet e fshehura në fustanin e Meghan Markle

Për daljen e saj të parë publike si nënë e re, vetëm 48 orë pas lindjes së bebushit Archie, Meghan Markle zgjodhi një fustan pa mëngë, të lidhur në bel. Siç mund ta shihni, Meghan nuk u përpoq aspak për të fshehur barkun pas shtatzënisë.

Menjëherë njerëzit shpërthyen në komente duke përgëzuar princeshën për faktin që zgjodhi “t’i tregojë botës si duket në të vërtetë barku i shtatzënisë”. “Ajo duket e mrekullueshme”,-shkroi dikush, ndërsa një tjetër theksoi sesa “me krenari Meghan i tregoi të gjithëve si duket një grua pas lindjes”.

Gjatë shtatzënisë, mitra, lëkura dhe muskujt e barkun shtrihen gjithnjë e më tepër për të siguruar hapësirë për fëmijën. Ndonëse mendohet se trupi do të jetë si më parë fill pas lindjes, në fakt duhet kohë për t’u kthyer në përmasat e mëparshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi tjetër lidhet me dizajneren e fustanit, Grace Wales Bonner e cila është themeluese e markës Wales Bonner. Booner është një dizajnere e re, e rritur në Londër nga babai xhamajkan dhe e ëma angleze. Pra, me pak fjalë, Markle zgjodhi jo më kot një dizajnere me prejardhje nga dy raca të ndryshme, duke marrë parasysh sa e rëndësishme ka qenë për të përfaqësimi i origjinës së saj. /Anabel/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?