20 emrat që do të garojnë në Festivalin e Këngës

Televizioni publik ka shpallur listën e 20 këngëve që do të garojnë në edicionin e tretë të Festivalit të Këngës, pas një procesi përzgjedhjeje mes 44 aplikuesve. Në mesin e tyre spikasin disa prej artistëve më të njohur të skenës, përfshirë Xuxin me këngën “Identitet”, Vjosa Shehun me “Alo”, Nita Latifin që bashkohet me Algert Salën në “Pija”, Egzon Pirecin me “Kënga Jonë”, Florent Abrashin me “Unë dhe ti” dhe Art Lokajn me këngën “Ty”. Këta emra pritet të tërheqin vëmendjen më të madhe të publikut dhe të krijojnë atmosferën konkurruese të festivalit. Megjithatë, as këtë vit në skenë nuk shfaqen artistët më komercialë e më të ndjekur të industrisë, duke e bërë garën një platformë më tepër për prurje të reja dhe zëra që kërkojnë të konsolidojnë vendin e tyre në muzikën vendore.

1-Almir Kraba – “Nuk ka si ti”
2-Arjeta Palushaj – “Andrra”
3-Arsi Bako – “Rreze Zjarr”
4-Art Lokaj – “Ty”
5-Bledi Kaso – “S’do të doja dy jetë”
6-Dea Berisha – “Afër”
7-Egzon Pireci – “Kënga Jonë”
8-Elmedinë Ramushi – “A po m’sheh”
9-Florent Abrashi – “Unë dhe ti”
10-Kiara Juba – “Nirvana”
11-Klea Dina – “At”
12-Laorjan Ejlli – “Një natë shkruajta për ty”
13-Nita Latifi & Algert Sala – “Pija”
14-Santino de Bartolo – “Naze Naze”
15-Semi Tafaj – “Vazhdoj”
16-Teutë Halili – “Amin”
17-Vlera Kastrati – “Nanë”
18-Vjosa Shehu – “Alo”
19-Xuxi – “Identitet”
20-Zergjina Hasanaj – “Pres”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?