FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

20 minuta përpara koncertit, Lady Gaga lajmëron anulimin

Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka anuluar koncertin e saj në Las Vegas, vetëm 20 minuta përpara se të fillonte, për shkak të një problemi shëndetësor.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Gaga bëri me dije vuante nga bronkiti dhe nga një infeksion në sinuse dhe për këtë arsye nuk mund të ishte pranë fansave të saj që e prisnin. Në foton e publikuar prej saj shfaqet e shtrirë dhe mbulon fytyrën me duar.

“Jam e shkatërruar nuk mundem të performoj sot për shumë njerëz që udhëtuan për të më parë mua. Kam një infeksion në sinuse dhe bronkit, ndihem shumë e sëmurë dhe e trishtuar, nuk doja që t’ju zhgënjeja”, -ka shkruar Gaga në postimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ajo kishte theksuar se do të rikthehej së shpejti për fansat e saj. Ndonëse të gjithë i uruan shërim të shpejtë dhe e kuptuan Gagën, pati dhe persona në rrjete sociale të cilët ishin të revoltuar për shkak të biletës që kishin paguar për koncertin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?