20 vite nga ”Motivi i jetës time”, këngëtari Alban Skënderaj zbulon detaje nga koncerti në stadium

Alban Skënderaj ka zgjedhur për koncertin e tij të madh më 6 qershor në ”Air Albania” një titull shkëputur nga refreni që e bëri të njohur. ”Motivi i jetës time”, shkruar, kompozuar dhe interpretuar 20 vite më parë, kjo këngë u bë edhe motivi i artistit, që sot pas 2 dekadash pranon se ndjen sërish emocione.

Emocione shoqëruar me përgjegjësi kur kuptoi se biletat për koncertin u rezervuan një muaj para. Kur merr mesazhe nga shqiptarë që do të udhëtojnë këtë verë në Tiranë për të ndjekur koncertin e tij, po aq sa edhe mesazhet e bukura që merr për tekstet që kanë shoqëruar breza të ndryshëm shqiptarësh.

Ekipi tregon se u është dashur të ndryshojnë skenografinë, ulëset e stadiumit, skenën e shumëçka për të siguruar më të mirë për ata që do të bëhen pjesë e koncertit. Artisti zbuloi se edhe këtë herë nuk do të mungojë zëri i Miriam Canit, ashtu sikurse edhe i ndonjë artisti tjetër që do t’i bashkohet këtij rrugëtimi artistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyert e stadiumit do të hapen në ora 18:00, por këngëtari do të ngjitet në skenë në ora 21:00. Muzika gjithsesi do të nisë sapo publiku të zërë vend, në stadiumin që sipas organizatorëve do të na sigurojë si komoditetin, po ashtu edhe hapësirën për të kërcyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?