”24 orë pa energji”, këngëtari Labinot Tahiri bën thirrje për protestë

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, i njohur për anagazhimin politik, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së energji elektrike që sipas tij, ka lënë për 24 orë qytetin e Ferizajt dhe shumë qytete të tjera në errësirë. Përmes një postimi në Instagram, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos heshtin ndaj kësaj gjendjeje, duke theksuar se as bizneset dhe as mjekët nuk po guxojnë të protestojnë për padrejtësinë që po u bëhet.

“24 orë pa rrymë, e shtrejtojnë sa të duan dhe askush nuk e ngrit zërin si qytetar i këtij vendi! A është e mundur që një qytet i tërë të mbetet pa rrymë dhe askush mos të reagojë?!” – ka shkruar Labi.

Ai paralajmëroi se nga e hëna është i gatshëm të organizojë protesta, duke kërkuar që qytetarët të bashkohen pa dallime politike. “Kjo që po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse nënçmim, nënshtrim dhe poshtërim i Ferizajt tonë dhe shumë qyteteve të tjera”,-shtoi këngëtari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Labi u bëri apel qytetarëve që të mos rrinë indiferentë. ”O mileti, mos të dukemi në gjumë si delet, por zgjojuni dhe ngrituni për çdo gjë që prek familjet tuaja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?