FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

26 vite miqësi, Klodi Mengri kujton gazetaren e ndjerë: Rudina Dervishi shpresonte në një mrekulli

Stilistja Klodi Mengri ndau për herë të parë kujtime me mikeshën e saj të ndjerë Rudina Dervishi. Ato njiheshin prej 26 vitesh dhe ruanin një miqësi të ngushtë, vitet e fundit në distancë pasi Rudina ishte zhvendosur në SHBA për shkak të punës.

Shumë e prekur, Klodi kujtoi vizitën e fundit në Amerikë, një vizitë jo ashtu siç ato të dyja e kishin imagjinuar.

“Nuk e pranonte në asnjë mënyrë, nuk e pranonte vdekjen. Nuk donte ta pranonte. Unë isha aty në ato 10 ditë që ishte prezent se çfarë do të ndodhte. Të gjitha faktet shkencore thoshin që duhet ta pranonte, por mrekullia mund të ndodhë gjithë kohës. Atë priste ajo, atë donte, atë kërkonte”, tha Klodi në ”Ftesë në 5”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?