3 javë nga lindja e fëmijës, Eliza Dushku habit ndjekësit

Aktorja e njohur me origjinë shqiptare Eliza Dushku është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë. Por ndonëse për tre javë ajo do të lindë, ndjekësit e saj janë shprehur shumë të habitur.

Sipas tyre Eliza nuk e tregon aspak në fytyrë që është në javët e fundit të shtatzënisë. Aktorja e famshme shqiptare Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian, i cili është ish-lojtar tenisi do të bëhen prindër për herë të parë. Ata e kanë kurorëzuar historinë e tyre të dashurisë  në martesë në gusht të vitit 2018-të në Boston.

SHKARKO APP