4 muaj heshtje, Elvana: Jam e vrarë, nuk doja që…
Elvana Gjata rikthehet në Instagram dhe në syrin publik duke thyer heshtjen totale që mbajti për 4-tër muaj. Që prej krimit në zonën e ish Bllokut, për të cilin keni lexuar mjaftueshëm, këngëtarja u tërhoq nga jeta publike pa folur për ngjarjen që u tha se nisi për shkak të saj.
Në postimin që sinjalizon rikthimin e saj në muzikë dhe në jetën publike, Elvana u drejtohet miqve, kolegëve, të afërmve e sidomos fansave që i qëndruan pranë jo vetëm gjatë kësaj periudhe të vështirë por në dhjetë vite.
Si kanë kaluar këto 4 muaj për Elvanën? ”Po, kam kaluar një periudhë shumë të vështirë fizikisht dhe moralisht, e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë edhe më shumë se sa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë”,-shkruan këngëtarja në Instagram, ku komentet e ndjekësve të saj nisën menjëherë.
Por për ngjarjen në ish-Bllok? Edhe pse jo drejtëpërdrejtë, ajo thotë se: ”Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt, ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi”.
Postimi i plotë
Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment por e kuptoj që më duhet ti them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke më ofruar mbështetjen e tyre, kolegë, miq, të afërm dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur, e kurre nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi.
Po, kam kaluar një periudhë shumë të vështirë fizikisht dhe moralisht, e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë edhe më shumë se sa unë, në kete moment mund të shpreh me fjalë.
Kurrë në jeten time si kam dashur keq askujt, ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia. Nuk e kam aspak të lehtë por ju kam ju, e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri, në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund të jetoj.
R.SH/Koha Jonë/
https://www.instagram.com/p/BtWdMYDhg5i/
KOHA JONË SONDAZH

