4 vajzat që kanë trazuar ujërat në ”BBAV3” janë në një televotim të fortë

Loja në ”Big Brother Albania Vip 3”, sa vjen dhe po nxehet. Katër banorë shkojnë në televotim këtë javë dhe janë: Sara, Ledjona, Roza dhe Ilnisa. Të katërta vajzat kanë trazuar ujërat këto javë të para në Big Brother VIP 3.

Secili prej banorëve dhanë dy emra dhe dy arsye ndryshe nga netët e tjera. Mbrëmë në Prime, nominimet u bënë përballë njëri-tjetrit, pasi banorët u ndanë në tre grupe.

Disa prej arsyeve të nominimeve ishin debatet e krijuara gjatë javëve dhe nxitja e banorëve jo aktivë. I eleminuari i parë nga shtëpia ishte Alfio Rrotani, si më pak i votuari nga publiku.

SHKARKO APP