5 milionë klikime në pak ditë për albumin e ri, Gjesti: Është motivim për të ecur përpara çdo ditë
Gjesti është rikthyer dhe pak ditë më parë solli një mini-album të quajtur “SiR” në bashkëpunim me DJ Gimbon. Projekti përmbante 5 këngë, të cilat i solli të kompletuar edhe me videoklip. Për kaq pak kohë ky album bën të ditur se ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime.
“SiR – pesë milionë klikime. Nuk kam fjalë me ju falënderu sa duhet për dashurinë që ma keni dhënë. Për dikë është veç një klikim, po për mua është motivim me ec përpara çdo ditë. Ky është veç fillimi. Ju dua pafund”,-shkruan Gjesti.
Veç kësaj, këngëtari u rikthye pas një kohe të gjatë edhe me koncerte, ku të parin e pati në Zvicër. Ai bëri një pauzë për shkak të tragjedisë në familje, vdekjes së vëllait në shtator të vitit të kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

