5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar
Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për të shpërqendruar mendjen tonë nga këto mendime, shpesh na e përkeqësojnë gjendjen shpirtërore. Ne përfundojmë duke e komplikuar problemin që në mënyrë të pandërgjegjshme po përpiqeshim ta zgjidhnim.
Susan Zinn, një psikoterapiste në Santa Monica, Kaliforni tregon disa nga zakonet që përkeqësojnë nervozizmin tonë.
Të mos hani kur jeni të uritur
Kur sheqeri në gjak është i ulët, ai shkakton një problem hormonal duke nxitur kortizolin, i cili shoqërohet me stres. Mungesa e energjisë na bën të ndihemi të irrituar, të lodhur, të plogësht dhe të mërzitur. Ne kemi më pak tolerance.
Shikimi i tepruar i televizorit ju bën të ndiheni emocionalisht keq
Pikërisht kur supozohet se duhet të qetësoni mendjen dhe trupin tuaj për të fjetur, ju vini serialin tuaj të preferuar. Sidomos nëse seriali është me krime, me hetime, me vrasje, me dhunë, ju bëjnë të ndiheni të depresionuar, edhe pse s`e kuptoni.
Qëndrimi brenda gjithë ditën
Trupi dhe truri ka nevojë për ajrim. Drita natyrale është shumë e nevojshme. Brenda 30 minutave pas zgjimit, dilni jashtë për një shëtitje edhe nëse jeni pushim.
Kontrollimi i njoftimeve të telefonit tuaj sapo vijnë, pra në kohë reale
Njerëzit i kontrollojnë telefonat e tyre afërsisht 50 herë në ditë mesatarisht, ose çdo 20 minuta. Kjo mund të çojë në probleme me menaxhimin e kohës dhe ndjenjën e mbingarkesës, gjë që më pas çon në nervozizëm të përgjithshëm.
Doomsrolling (të lundrosh nëpër lajme negative)
Doomscrolling është i pashmangshëm me qëndrimin e gjatë në media sociale. Të gjitha dezinformatat, teoritë e konspiracionit dhe paralajmërimet e lidhura me pandeminë nëpër lajme mund të kenë një ndikim të madh në mirëqenien tonë mendore.