6 ditë në BBVA4, dy banorë tërhiqen nga gara, Egli vajton

Në vetëm 6 ditë ”Big Brother Albania Vip 4”, situatat kanë qenë të shumta dhe të forta. Gili dhe Redoni lanë në mes garën. Ata u futën të shtunën si një banor i vetëm. ”Redoni nuk mundet të përballojë izolimin dhe unë dua të vazhdoj me familjen time”, u shpreh Gili.

Ajo shpjegoi se djali i saj nuk po e përballonte dot trysninë e ambientit të lojës dhe kishte vendosur të largohej. Pasi Redoni u largua, Gili sigurisht që e ndoqi nga pas, edhe ajo vendosi gjithashtu të largohet nga shtëpia më e famshme në vend.

Largimi i tyre solli reagime emocionale te disa banorë, përfshirë bukuroshen Egli Tako, e cila kishte një lidhje të ngushtë me Redonin dhe shpërtheu në lot, ndërkohë që mërzia ishte e dukshme edhe te pjesa tjetër e banorëve.

SHKARKO APP