7 gra? Hoxhë Ahmed Kalaja: Ata që kanë dashnore na akuzojnë se…
Hoxhë Ahmed Kalaja i ftuar tek podcasti ”Flet” nga Ilnisa Agolli, foli rreth fesë myslimane, duke “shuar” edhe disa kuriozitete. Një nga këto është edhe sa herë i lejohet një myslimani të martohet. “Puna e katrës nuk është e obliguar as e orientuar është diçka që është lënë në bazë të traditës, ato vende që e kanë traditë le ta bëjnë, unë nuk e sugjeroj. Sepse ne kemi tre probleme. Nuk e kemi kulturën, po dhe besimin nuk e kemi atë që duhet, po dhe kushtet nuk i kemi”, tha Ahmed Kalaja.I pyetur se “po për ata që thonë që mund të martohesh me 7 gra”, hoxha u përgjigj se “nuk është thënë që myslimani i vërtetë është ashtu, ngaqë kanë shumë dashnore dhe na akuzojnë neve që kemi 7”.
Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po prit, tani?
Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?
Ahmed Kalaja: Mbaruam?
Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?
Ahmed Kalaja: Po.
Ilnisa Agolli: Çfarë do të thotë muhabet?
Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave.
Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi.