70% të fitimeve të Keanu Reeves, do të shkojnë për kërkimin shkencor ndaj kancerit
ktori i famshëm, Keanu Reeves ka dhuruar 70% të fitimeve të tij nga filmi “Matrix” (më shumë se 20 milionë euro) për kërkimet shkencore për kancerin.
Ky gjest lidhet me motrën e tij 55-vjeçare, e cila në vitin 1999 u diagnostikua me leucemi, sëmundje që e kaloi pas 10 vitesh, edhe falë mbështetjes financiare të vëllait të saj aktor.
Reeves shiti shtëpinë e tij në Kaliforni për 5 milionë dollarë, për të përballuar shpenzimet e mëdha të trajtimit të leucemisë. Aktori protagonist i sagës “Matrix” vijon të mbështesë ekonomikisht të gjithë personat që vuajnë nga format e ndryshme të kancerit.