91 vjeçe por Angela Lansbury është gati të rikthehet për një tjetër “La Signora in Giallo”
Me sa duket Jessica Fletcher mund të hetojë sërish, duke u kthyet për herë të fundit në ekranin e vogël. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë aktorja Angela Lansbury, protagoniste e serialit të verdhë “”La Signora in Giallo” (Zonja me të verdha-Murder, she wrote).
Pak kohë para se të mbushë 92 vjeçe, aktorja ka deklaruar për Sunday Post se nuk e përjashton një ‘ringjallje’: “Nuk do të habitesha nëse do të nisnim realizimin e një episodi tjetër”.
Deklarata është e fshehtë dhe fjalët e saj lënë të kuptohet se, në qoftë se seria do të kthehet, ajo do ta bëjë si një film televiziv.
“Jessica Fletcher është një pjesë e vërtetë e jetës sime, ishte e vështirë të pranoja fundin e saj atëherë. Kemi bërë disa pjesë speciale disa vjet më vonë, në 1996 dhe nuk do të isha e habitur nëse do të bënim një të fundit dhe të shkurtër”.
Shoë i CBS është një nga seritë policeske më të dashura të televizionit, e përbërë nga 14 sezone dhe 264 episode ka qenë në transmetim nga viti 1984 deri në 1996. Aktorja ka fituar në karrierën e saj 5 tituj Tony Award, 1 Oscar dhe 6 Golden Globe.