A do ketë “Big Brother” këtë vit, Arbana Osmani sqaron ndjekësit

Pyetja nëse Big Brother do të rikthehet dhe a do të jetë Arbana Osmani që do ta prezantojë, është një pyetje që duket se e “përndjek” Arbanën që prej momentit që reality show nuk u realizua më.

Edhe pse kësaj radhe moderatorja bëri një “Ask me a question” në Instagram, për programin “Dua të të bëj të lumtur”, nuk mund të mungonte ‘pyetja e jetës’, siç e quan vetë Arbana.

“Po Big Brother nuk do ketë më nga ty? Na mungon ai format me ty në krye”, -shkruan dikush.
“Pyetja e jetës (as ‘Si je?’ nuk më është bërë aq shumë sa kjo pyetje). Big Brother do të ketë, por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky program kërkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse pas një viti do të jem unë prezantuesja, sepse pas një viti nuk e di çfarë do të ndodhë. Ajo që di me siguri është që Top Channel, si gjithmonë, do dijë të bëjë një zgjedhje të shkëlqyer”, -ka sqaruar Arbana.

SHKARKO APP