A do t’i rikthehet ekranit Albana Osmani?

Moderatorja ikonë eTop Channel Albana Osmani vendosi të largohet nga ky kanal pas shumë vitesh.

Arsyeja nuk ishte vetëm se moderatorja kishte mbetur pa program por ky televizioni nuk përkrahte  as fushatën e saj  ‘Ti je një luledielli’ .

Por siç duket ndjekësit e saj janë shumë kurioz të dinë nëse do ta shohin sërish moderatoren në ekran dhe në rubrikën pyetje përgjigje në Instagram asaj janë drejtuar pyetje në lidhje me rikthimin e saj në ekran.

“Televizioni sot në mendësinë time është i shkarkuar nga vëmendja në rang global, pasi bota online ka shpërthyer në një progres të pabesueshëm. Televizioni sërish mbetet dashuri dhe pasion për mua. Kam plane”, shkruan ajo, pa zbuluar asgjë më shumë.

Image

 

SHKARKO APP