A duhet të heqim dorë nga dhuratat për festa dhe të japin para?

Kjo është periudha për të qenë të këndshëm, për të dhuruar gjëra me pretendimin për të kënaqur njerëzit, ndërkohë që shumë mbeten të zhgënjyer.

Një i rritur mesatar britanik shpenzoi rreth 550 £ (667 dollarë) për dhurata në vitin 2021, sipas një sondazhi. Por një llogaritje në fund të festave nga Ian Stewart i Deloitte, një zyrë konsulence, tregoi se gjërat e padëshiruara në total arritën në vlerën 3 miliardë paund nga vlera 25 miliardë paund e shpenzimeve.

Megjithëse shumë i shohin Krishtlindjet si një kohë bujarie dhe gëzimi, të tjerët e shohin si humbje. Një numër i vogël studion joefikasitetin e tij.

Joel Waldfogel i Universitetit të Minesotës thotë se paratë e shpenzuara për një person tjetër japin rreth 85% të përfitimit të parave që ata shpenzojnë për veten e tyre.

Megjithëse dhënia e dhuratave mund t’i bëjë disa njerëz të lumtur, është “një mënyrë e keqe për të shpërndarë burimet”, thotë ai.

Kështu që me shifra, fakte e llogari dhuro para cash.

SHKARKO APP