A i ka shkruar Romeo mesazhe flirtuese Erjolës? Motra e saj tregon të vërtetën: Sa i takon Julit…

Motra e Erjola Doçit, konkurrente në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, ka hedhur dritë mbi spekulimet rreth një raporti të mundshëm mes Erjolës dhe Romeo, një tjetër banor i shtëpisë.

Ajo ka qartësuar se asnjë mesazh nuk është shkëmbyer mes dy personazheve përpara fillimit të spektaklit. “Erjola ka një mik që menaxhon telefonin e saj, por unë gjithashtu kam akses në llogaritë e saj të rrjeteve sociale”,-tha motra e Erjolës, duke i qetësuar të gjithë ata që mendonin të kundërtën.

Sa i përket raporteve në shtëpi, veçanërisht atyre të Erjolës me Julin, motra e Erjolës ka thënë se beson se ky i fundit e mbështet dhe dëshiron që ajo të shkojë në finale. Kjo intervistë solli një fare qetësie për fansat dhe ndjekësit e show-it, të cilët janë gjithnjë në gjueti për të mësuar më shumë rreth ndërveprimeve dhe strategjive të banorëve të “Big Brother”.

SHKARKO APP