A ka kryer marrëdhënie me Luizin poshtë jorganit? Ja si përgjigjet Kiara

Pas daljes për herë të dytë nga shtëpia e “Big Brother”, Kiara Tito ka dhënë edhe njëherë intervistën e saj për emisionin Fan Club. Moderatorja u pyet nëse ka kryer marrëdhënie nën jorgan me Luizin. Ajo tha se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, por sa herë janë mbuluar vetëm janë puthur.

“Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e kemi thënë që nga fillimi”, tha Tito.

Gjithashtu ajo tha se pas daljes ajo nuk është penduar për asgjë sepse i ka fituar të gjitha gjërat që donte.

SHKARKO APP