A keni parë këpucë më të shëmtuara sesa këto? Po bëjnë namin në ankand
Pa problemin më të vogël, bota i referohet Crocs-ave si “këpucët e shëmtuara”, ndonëse ato shiten përditë në shifra marramendëse. Njerëzit kanë një dashuri-urrejtje për Crocs që s’janë as plastikë e as gomë, ndaj nuk është çudi që këpucët e krijuara nga bashkëpunimi i radhës i Post Malone x Crocs u shitën brenda dy orëve.
Max Clog quhet modeli i reperit, i cili preferoi ngjyrën e zezë dhe blu. Max Clog duket sikur imiton një veshje kamuflazhi. Këpucët dolën në shitje të martën në mëngjes me shifrën 59,99 dollarë dhe u shitën të gjitha për dy orë.
Arsyeja kryesore që i bëri Crocs-at e Post Malone-s të shiteshin në një kohë rekord është fakti që reperi ka treguar se zgjedhjet e stilit të tij janë të mirëmenduara. Ai ka një tendencë për të ndërthurur veshjet Couture me ato të përditshme.
Crocs, ashtu si Uggs, vazhdojnë të qëndrojnë në modë, pavarësisht se një pjesë e mirë i cilëson si “të shëmtuara”. Aq më tepër që duken një makth për personat që vuajnë nga tripofobia (frika nga sipërfaqet e vrimëzuara, të imëta, si hoje bletësh ose e anasjellta, me gunga të vogla dhe të shpeshta).
Gjatë shfaqjes së koleksionit Praverë/Verë 2019, Balenciaga veproi me zgjuarsi dhe krijoi këpucë të frymëzuar nga Crocs. Këpucët e Crocs tallen në Twitter dhe kudo tjetër, megjithatë shiten të gjitha në fund të ditës. Mesa duket, kompania qesh e fundit.