”A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën. Finalistja e BBVK3: Ke mashtru

Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e BBVK-së për një periudhë 24-orëshe, me një mision nga Vëllai i Madh. Me të hyrë brenda, ajo ka trazuar ujërat mes banorëve të tjerë. Labi ka lënë të nënkuptohet se ajo dhe Kushtrimi kanë një histori së bashku, detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura.

Një tension mes tyre është ndjerë sot, teksa dyshja komunikonte brenda shtëpisë në prani të banorëve të tjerë.

Ishte Kushtrimi ai i cili e pyeti: ’A të kam mungu’. Kësaj ajo iu përgjigj me “aspak”, derisa shtoi se nuk ishte i njëjti person të cilin ajo pohon se e kishte njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sepse unë s’e kam parë atë Kushtrim që unë e njoh, është një tjetër. S’po du me të sulmu në prezencë të të tjerëve, kështu që flasim vetëm unë edhe ti”. Nga ana tjetër, Xheneta i ka kërkuar ”llogari” duke e pyetur pse nuk i tregoi që do tu fuste në Big Brother, dhe e ka cilësuar si mashtrues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?