A të mungon Marina? Ja si përgjigjet Manushi për kolegen që e shoqëroi për 10 vite

Marina Vjollca ishte kolegia e Edi Manushit për 10 vite në ‘Proçesin Sportiv’, por këtë sezon ajo u largua për të nisur një tjetër projekt. I ftuar sot në emisionin “Kush vjen për drekë” gazetari dhe moderatori Manushi përgjigjet kështu kur pyetet për mungesën e saj:

“Ka pas keqkuptime me këtë pjesën e vajzave në televizion. Femra shqiptare vlerësohet nga inteligjenca, kur është edhe e bukur edhe inteligjente s’ka ndonjë gjë të keqe, ato plotësojnë njëra-tjetrën. Ideja jonë është që të pasqyrojmë nëpërmjet sportit një lloj bukurie shqiptare, por nuk nisemi vetëm nga paraqitja e jashtme. Ne e kemi pretekst futbollin, në emision ne trajtojmë edhe çështje të tjera periferike, sociale dhe gjëra të tjera të lezeçme. Marina më mungon, ka qenë bashkëpunëtorja jonë prej 10 vitesh dhe unë e ndjej mungesën e saj, por programi jo dhe aq.”- u shpreh Manushi.

SHKARKO APP