A u infiltrua piktori mashtrues nga ”ByPass Show”?
Saga Edlir Reka vazhdon! Në një postim të disa orëve më parë në Instagram, i riu nga Berati shkruajti ndër të tjera se ”Bypass Show në Vizion Plus më sugjeroi që të isha i infiltruari i tyre duke u treguar të tjerëve nga Instagram- i im se isha një artist me famë botërore. Pse mua? Sepse jam piktor dhe aktor dhe isha personi i duhur”.
Sipas tij gjithë kjo lojë televizive ishte një ekperiment që vërtetoi se sa përtokë është gazetaria shqiptare. E njëjta gjë u tha edhe nga vetë moderatori i “ByPass Show”, Agim Bajko.
Me të marrë dhenë ky lajm ka reaguar stafi i Rudina Magjistarit, ku përmes një deklarate në Facebook, gazetari Osman Stafa sqaron se çështja e infiltrimit s’ka qenë gjë tjetër veçse një ironizim nga ana e emisionit, por që Edliri e ka përdorur për të pastruar deri diku imazhin e tij.
Për këdo që nuk është në dijeni pasditen e 25 janarit, Rudina Magjistari ftoi në studion e saj Edlir Rekën, një figurë jo fort e panjohur për publikun e gjerë. 21-vjeçari nga Berati ishte ftuar në disa studio televizive (përfshirë “Ftesë në 5”) si dhe ishte intervistuar nga disa gazeta të ndryshme (si Gazeta Shqiptare) ku foli rreth eksperiencës së tij në një ekspozitë të mbajtur në Rusi, sipas të cilit piktura i rezultoi fituese dhe madje u var në Muzeun e Artit Modern, Moskë. Kudo shkoi, Reka foli rreth ftesës që i erdhi nga kryetari i bashkisë së Saint Petersburg- ut dhe pikturën fituese që e bëri brenda natës. E gjitha ishte një gënjeshtër, prandaj edhe Reka u riftua sërish te “Rudina”.
KOHA JONË SONDAZH

