Adele dhe Coldplay thyejnë rekord me shitjet e këngëve
Këngëtarët me famë botërore, Adele, Coldplay dhe David Bowie kanë bërë që muzika britanike të kalojë kufijtë duke u dëgjuar në të gjithë botën.
Muzikantët britanikë fituan rreth 400 milionë dollarë në të gjithë botën për këngët e tyre, gati 11% më shumë se një vit më parë. Albumet më të njohura përfshijnë 25 këngët e Adele, Coldplay dhe David Bowie.
“Muzika nga artistë të shkëlqyer britanikë si Ed Sheeran, Adele, David Bowie, Coldplay dhe Sam Smith është transmetuar dhe blerë në të gjithë botën, duke rritur bilancin e pagesave në Mbretërinë e Bashkuar,” – tha shefi ekzektutiv i bankës së vendit, Geoff Taylor për BBC.
Ai shtoi se suksesi i industrisë muzikore do ndihmojë në ekonominë e vendit ndërsa Britania po përgatitet për tu larguar nga BE.