Adele thyen heshtjen pas divorcit
Këngëtarja Adele festoi 31 vjetorin e lindjes si një grua single, pas ndarjes nga bashkëshorti Simon Konecki.
Dhe ylli i muzikës për herë të parë foli hapur për jetën e saj. Në një postim në Instagram, ajo e përshkroi vitin e kaluar si shumë të vështirë dhe të komplikuar.
“Ky është 31-vjetori,”-shkroi ajo. “30 më lodhi shumë por po përpiqem të kaloj. Kam ndryshuar në mënyrë drastike gjatë dy viteve të fundit dhe po ndryshoj ende. Por është në rregull.”
Këngëtarja e cila nuk ka publikuar një album që nga viti 2015, parashikoi se 12 muajt e ardhshëm do jenë të ‘mëdha’ për të.
“31-shi do jetë një vit i madh dhe do e shpenzoj të gjithin vetëm për veten time. Për herë të parë në një dekadë jam gati të shijoj botën rreth meje.”
KOHA JONË SONDAZH

