Adelina Ismaili sapo na bëri të dyshojmë se i ka dhënë fund me muzikën!

Spektakli që dhuroi pas 6 vitesh mungese në studion e “E Diell” në Top Channel, diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili, do të mbahet mend gjatë për spotanitetin, batutat, energjinë dhe origjinalitetin e saj.

Në fund të përfomancës muzikore që ajo dhe moderatorja Fjoralba Ponari realizuan njëherazi në skenë me disa prej hiteve të saj më të bukura ndër vite, Adelina Ismajli dha një deklaratë që i futi në dyshim të gjithë.

“Kënga për Uliksin është vetëm e imja dhe ka mundësi që të jetë e fundit publike, por nuk e di, është gjithçka relative”, ka habitur ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Manushi, Fjoralba Ponari dhe Ervin Kurti dhe me miratimin e publikut në sallë, i shprehën asaj dëshirën për të mos u tërhequr nga muzika. Adelina e gjendur ngushtë në skenë, “u detyrua” ta rimendonte vendimin e saj duke e lënë ende të hapur si alternativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Adelina, ke ende shumë për t`i dhënë skenës! Mos ik!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?