Adelina Ismajli kthen linjat superseksi pas lindjes, shfaqet si një sirenë në FOTOT e fundit
Adelina Ismaili muaj më parë solli në jetë djalin e parë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Uliks.
Këngëtarja shqiptare ka treguar, se si i ka humbur kilogramët e tepërt, të cilat i kishte fituar gjatë periudhës së shtatzënisë.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar edhe një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet tejet seksi.
Ajo ka publikuar një imazh trajtimit për trupin, ku ka ekspozuar linjat trupore të saj, të cilat janë në formë të shkëlqyer.
“E bukura ka shumë forma, ngjyra, shumë dashuri. Por vetëm një emër për mua. ANADERM përgjithmonë”, ka shkruar Adelina në Instagram.
Adelinën do ta shohim gjatë fundjavës sërish në kuadër të serialit “O Sa Mirë”, ku luan rolin e drejtoreshës së kolegjit.
Theksojmë se ajo ka theksuar se nuk do të kthehet në Zvicër pas shumë vitesh qëndrimi larg vendlindjes.