Adelina Tahiri, shtatzënë për herë të dytë?

Adelina Tahiri, postoi një foto në Instagram-in e saj dhe tani, të gjithë mendojnë se është sërish shtatzënë. E veshur me bikini, teksa pozon gjithë sensualitet, Tahiri kërkon mendimin e fansave. “Dukem diçka shtatzënë?!”- përshkrim të cilin e shoqëron me ikonën e një gruaje shtatzënë. Në fakt, barku i këngëtares nuk ngjan aspak si i rrumbullakosur, por ashtu siç fansat aluduan, mund të jetë në 3 mujorin e parë të pritjes së ëmbël.  Gjithsesi, ka gjasa që postimi i Adelinës të jetë thjesht për të konfuzuar fansat dhe gjithë të tjerët me linjat perfekte. Për herë të parë, këngëtarja u bë nënë në gusht të 2018-ës, kur erdhi në jetë Jon, fryti i dashurisë mes saj dhe partnerit Serjoza Markov.

https://www.instagram.com/p/BzNllH0lfco/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP