Adriana Lima ua mbyll gojën të gjithëve: Mjaft më
Adriana Lima ka një kohë që është në lidhje me Metin Hara, por në jetën e saj intime edhe më tej përflitet se ka edhe meshkuj të tjerë.
Bukuroshja e famshme nuk ndalon së intriguari mediat dhe atë për shkak të jetës intime.Ajo që një kohë është në lidhje të lumtur me shkrimtarin turk Metin Hara, por mediat edhe më tej nuk ndalojnë së pohuari se Lima është në lidhje edhe me meshkuj të tjerë. Kjo duket se e ka neveritur engjëllin e Victoria dhe ajo ka vendosur që publikisht të qërojë hesapet me gazetarët turq, sipas të cilëve Lima po e mashtron partnerin e saj me Miltiadis Kastanis.
“Po, kam thënë, Metin është dashuria ime. Por le të dihet se njeriu i cili ndodhet në fotografi me mua është miku im homoseksual Miltiadis Kastanis. Po, kam thënë mik homoseksual dhe do të shtoja anëtar i familjes sime. Arsyeja për shkak të të cilës kam dashur Turqinë është se unë ndihem me plot dashuri këtu. Për këtë arsye ju lus që të respektoni privatësinë time dhe të Metin, dhe ndaloni së përhapuri lajme të rreme. Ju lutem të pranoni faktin se dashurohemi dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Lima në rrjetin Instagram.
Ajo ua ka bërë me dije fansave dhe gazetarëve se dashuria e saj ndaj Turqisë nuk ka ndryshuar, pavarësisht gënjeshtrave dhe informacioneve të pasakta, të cilat qarkullojnë në mediat turke.