Adrola Dushi: I kërkova Zotit një burrë që të më dojë përgjithmonë

Kushdo që është prind e kupton shumë mirë foton e Adrola Dushit, ndërkohë ne të tjerët e marrim me mend si duhet të jetë ndjesia. Siç mund ta lexoni, modelja postoi një foto dedikuar të birit, Troit.

“I kërkova Zotit të më dërgonte një burrë që të më dojë përgjithmonë. Kështu, Ai më solli birin tim.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Adrola është nënë e Troit 5-vjeçar, i cili për shkak të punës së modeles, jeton midis SH.B.A-së dhe Shqipërisë për shkak të karrierës së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gati një vit më parë në “Xing me Ermalin”, Adrola foli për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj, ku theksoi se gjërat nuk funksionuan pasi ishin të rinj dhe gjithë fajin e kishte situata.

“Adisi [ish-partneri] i ka dokumentat për të lëvizur dhe vjen shumë shpejt andej [në Amerikë]. Ndërsa Troi vjen shpesh këtej. Mundohem që djalit të mos i mungojë as unë dhe as i ati, prandaj është kjo pjesë që ne lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është shumë e mirë, nuk kemi inate dhe e respektojmë njëri-tjetrin.” – tha në maj të 2018-s e ftuar në “Elitë Show”.

Dyshja në nëntor festoi bashkë 5-vjetorin e Troit në Disneyland, Paris.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?