Agravon debati në shtëpi, Selin-Rogertit: Mos e ke përjetuar vetë incestin

Tensionet në shtëpi janë përshkallëzuar mes Selinës dhe Rogertit, të cilët janë përfshirë në një debat të fortë lidhur me raportin e Selinës me Mirin. Rogerti ka folur me tone të ashpra, duke shprehur shqetësime dhe akuza për sjelljen e këtij të fundit, ndërsa Selina i ka kërkuar të ruajë gjuhën dhe mënyrën e të shprehurit.

Gjatë debatit, Rogerti deklaroi se, sipas tij, nuk është e përshtatshme sjellja e Mirin ndaj Selinës, duke iu referuar episodeve që ai i konsideron të papranueshme. Ai u shpreh se i kishte kërkuar sqarime edhe vetë Mirin për këto veprime.

Nga ana tjetër, Selina reagoi ashpër ndaj deklaratave të Rogertit, duke i cilësuar ato si fyese dhe të papranueshme, si dhe duke i kërkuar të tregojë kujdes me akuzat dhe mënyrën se si i artikulon ato në publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati u shoqërua me replika të forta nga të dyja palët dhe shtoi më tej tensionin në shtëpi, ndërsa pritet të shihet nëse situata do të qetësohet apo do të sjellë përplasje të reja mes banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?