Agron Llakaj, një këshillë për mediat: Unë s’jam Edi Rama. Pasuria ime e vetme është humori

Prej disa ditësh në portale ka qarkulluar një lajm për aktorin e njohur të humorit dhe drejtuesin e spektaklit, “Al Pazar” lidhur me gjestet e tij të bamirësisë në qytetin e Memaliajt. Titujt sensacional të mediave dhe komentet gazetareske jo shumë modeste duket se e kanë vënë në siklet aktorin e njohur.

Në një shënim në Facebook, Llakaj shprehet se ndjehet keq nga titujt e mediave për aktivitetin e tij. Ai thotë se pasuria e tij e vetme është humori dhe kur ka pasur mundësi u ka ardhur në ndihmë njerëzve.” Sa here kam patur mundësi jam munduar të jem pranë njerëzve të mi, së pari me shpirt dhe i gjallë si artist dhe qytetar, e nëse i paaftë për t’ju ndryshuar fatin…i aftë për t’ju pasuruar shpirtin. Unë s’jam as Edi Rama…të vishem si babagjysh a s’di dhe si me ‘magji’ t’ju laj borxhet apo t’ju zgjidh hallet memaljotëve. Mos na e vidhni këtë ‘zanat’, humorin…,pak na ka hyre në pjesë politika…, ju lutem të paktën jo gazetarët?!”,- shkruan Agron Llakaj.

Postimi i plotë i artistit Agron Llakaj në Facebook:

Ka momente kur njeriut i vjen turp për diçka që në dukje e ngre dhe e vlerëson! Prej disa ditësh në disa portale jepet një gjoja intervistë e imja me titull- ‘Agron Llakaj është në hall se lan ‘borxhet’ e Memaliajt’!

Më skuq dhe bënë me turp! Kam një jetë në skenë dhe asnjëherë s’kam patur mundësinë dhe fuqinë për tu quajtur ‘i pasur’ dhe do e kisha për nder të ndihmoja dhe t’ju gjendesha njerëzve në nevojë.

Sa hërë kam patur mundësi jam munduar të jem pranë njerëzve të mi, së pari me shpirt dhe i gjallë si artist dhe qytetar, e nëse i paaftë për t’ju ndryshuar fatin…i aftë për t’ju pasuruar shpirtin. Unë s’jam as Edi Rama…të vishem si babagjysh a s’di dhe si me ‘magji’ t’ju laj borxhet apo t’ju zgjidh hallet memaljoteve. Mos na e vidhni këtë ‘zanat’, humorin…,pak na ka hyre në pjesë politika…,ju lutem të paktën jo gazetaret?! Mos u bëni siç thotë udhëheqësi ynë i Madh-Kazan?! Megjithatë po përdor një shprehje-Merreni me të qetë, kështu ka qene, është dhe do të jetë! Pazar Pazar, Pazar…, Pazar shqiptar! Zulluland!

P.S…,nuk do e konsideroja këtë titull lajm, por heshtja ime do merrej si miratim. Dhe hajt të qeshim, ne datë 3 shkurt rifillon “Al Pazar”, pasuria’ ime qe e ndaj me te gjithe e se pari me memaljotët!”.

SHKARKO APP