Aksident me ski, humb jetën aktori i njohur francez

Gaspard Ulliel, ishte një prej aktorëve më të vlerësuar të gjeneratës së tij në Francë. Jeta e tij plot çmime përfundoi në një pistë skiimi në Alpet franceze. Bota e kinematografisë u trondit sot për vdekjen e parakohshme të 37 vjeçarit, fitues e çmimeve të ndryshme në Francë dhe jo vetëm.

Publiku i gjerë do ta njihte në personazhin e ushtarit të luftës së parë botërore, në filmin “Një e dielë e gjatë plot pasione, por edhe në rolin e stilistit Yves Saint Lauren, ndërkohë që merr çmimin Cesar për interpretimin në filmin “Është vetëm fundi i botës”, me Vincent Cassel dhe Marion Cottilard.

Ai u bë i njohur edhe në interpretimin e kanibalit më të njohur, Hannibal Lecter, në filmin po me të njëjtin emër të vitit 2007, ndërkohë që kishte marrë pjesë kohët e fundit edhe te filmi hollivudian i Marvel, “Moon Night”, ku interpretonte antagonistin negativ Marc Spector.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?