Aksident në familjen mbretërore
Duka i Edinburghut, Princ Philip është përfshirë në një aksident automobilist mesditën e sotme (17 janar), por fatmirësisht nuk është lënduar.
Mbretëresha Elizabeth ishte pranë 97-vjecarit kur humbi kontrollin e makinës “Range Rover” dhe u përplas me një furgon që transporton njerëz. Pallati mbretëror konfirmoi se aksidenti ndodhi pranë “Sandringham Estate”. Sipas dëshmitarëve, makina të cilën po ngiste Duka u përmbys.
Policia dhe ambulanca nxituan të shkojnë në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e parë dy njerëzve që kishin lëndime të lehta. Mediat e huaja raportojnë se Princi Philip nuk pësoi asnjë dëmtim, përvec tronditjes psikologjike.
Një dëshmitar tha se e ndihmoi Dukën që të dilte jashtë makinës. “Ai ishte i vetëdijshëm, por shumë i tronditur”, tha korrespondenti mbretërore Nicholas Witchell.

KOHA JONË SONDAZH

