Aksidentohet Eni Çobani, mesazhi prekës i Arditit: Zoti nuk të mori pranë vetes
Moderatori Ardit Gjebrea i ka dedikuar një mesazh prekës juristes së njohur Eni Çobani, e cila pak ditë më parë u përfshi në një aksident me makinë, bashkë me ish-ministren për dialog në Kosovë, Edita Tahiri, në një zonë malore pranë Tropojës. Fatmirësisht nga aksidenti të dyja zonjat kanë shpëtuar mrekullisht, me lëndime të vogla. Kolegu i saj i spektaklit “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea i dedikon një status prekës.
Postimi i plotë
Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua.
E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!
Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër.
Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!
https://www.instagram.com/p/Btb-MaXnn7n/
KOHA JONË SONDAZH

