Aktorët e famshëm ndahen pas 8 vitesh martesë
Dy aktorët e fmashëm amerikan Chris Pratt dhe Anna Faris i kanë dhënë fund ligjërisht martesës së tyre pas 8 vitesh. Ata janë prindër të një djali 4 vjeçar, Jack dhe janë martuar në vitin 2009.
Çifti e ka bërë të ditur lajmin të dielën nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
38-vjeçari postoi një deklaratë të përbashkët në Facebook dhe shkruan: “Unë dhe Anna jemi shumë të mërzitur që t’iu njoftojmë se jemi ligjërisht të ndarë. Ne u përpoqëm shumë për një kohë të gjatë dhe jemi me të vërtetë shumë të trishtuar. Djali jonë ka dy prindër që e duan shumë dhe për hir të tij ne duam që ta mbajmë këtë ngjarje sa më shumë private që të jetë e mudnur duke ecur përpara. Ne ende kemi dashuri për njëri-tjetrin, gjithmonë do ta kujtojmë kohën që kemi kaluar së bashku dhe do të vazhdojmë të kemi respekt të madh për njëri-tjetrin.”
Dy aktorët janë takur në vitin 2007 dhe pas një viti u fejuan duke i dhënë fund beqarisë më 9 korrik 2009 në Bali.